Rindërtimi në Shijak/ Po ndërtohet infrastruktura, në tetor nis ndërtimi pallateve

25/08/2020 15:25

Në lagjen Luginë në Shijak deri dy muaj më parë qëndronin mbi tokë një mori me pallate të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.

Pas përfundimit të fazës së parë të infrastrukturës së brendshme, shpresohet që në fillim të Tetorit të vendoset tulla e parë e rindërtimit të pallateve të reja.

Shumë prej banorëve të kësaj lagjeje jetojnë si emigrantë më Itali. Ata të paktët që erdhën këtë verë nuk i gjetën më shtëpitë. Thjesht shpresojnë që kur të vinë verës tjetër ti gëzohen banesave të reja.

Këta banorë të Shijakut që kanë jetuar në këto pallate edhe sot erdhën për të parë progresin e punimeve.

Projekti rindërtimit në lagjen luginë parashikon ndërtimin e 111 apartamenteve 1+1. 174 familje do të strehohen në banesa 1+2 dhe 130 familje të tjera do të përfitojnë apartamente 1+3.

Top Channel