Një shqiptar është gjetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në Kevalla.
58 vjeçari Martin Rica u gjend i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës, në Greqinë veriore.
Sipas policisë, shtetasi shqiptar punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
Burime policore i thanë Top Channel se viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.
Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Top Channel