Nga humbja e nënës te beteja me kancerin e bashkëshortit të saj dhe atentati ndaj babait, Ivanka Trump rrëfen momentet më të vështira të jetës
David Beckham është një nga meshkujt më të pashëm në botë! Edhe pse 45 vjeç, ai nuk e ka aspak problem që të tregojë se është i fiksuar pas produkteve të bukurisë së bashkëshortes së tij, Victoria.
Një raport i ri ka dalë në përfundimin se futbollisti i njohur përdor make-up-in e 46-vjeçares, një bronzer të markës VBB. Madje duket se Victoria e teston kozmetikën e saj te bashkëshorti duke e quajtur atë modelin e saj më të mirë.
“Ai është modeli im më i mirë. Sapo kam marrë një mesazh nga David që i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë do t’i çoj disa”, tha Victoria gjatë një video live në “Instagram”.
Kujtojmë se vitin e kaluar, David përdori tonin e syve gjatë një seti fotosh të mrekullueshme për revistën Love.
Ish-kapiteni i Anglisë ka folur më parë për përdorimin e produkteve të bukurisë së gruas së tij, duke përfshirë balsamin e buzëve dhe hidratuesit.
Top Channel