Vlorë- Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.

I arrestuari është B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë, pasi ky shtetas dyshohet se është autorë i kultivimit të disa fidanëve të dyshuar kanabis sativa, afër një stani në fshatin Kuç.

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë, pasi ky shtetas dyshohet se është autorë i kultivimit të disa fidanëve të dyshuar kanabis sativa, afër një stani në fshatin Kuç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia njofton ndër të tjera se ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. G., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë të lagjes “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa në Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., 32 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë, pasi ditën e djeshme në fshatin Konispol dyshohet se ka vjedhur motorrin tip “Dayang” në pronësi të shtetasit J.P. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA