Ndodhem në tregun e fruta perimeve të zonës së Vasil Shanto. Një kilogram domate këtu në Tiranë kushton 30 lekë më shumë nëse e krahasojmë më tregjet e qyteteve të tjera si të Elbasanit, Vlorës apo dhe Shkodrës.

Ndërsa çmimet më të lira të fruta perimeve në Shqipëri janë në Lushnje. Për shembull kilogrami i domates kushton nga 20 lekë deri në 50 lekë të reja. Por nëse bëjmë krahasimin me domatet e Tiranës, domatja më e lirë ose siç e njohim ndryshe domatja që përdoret për gjellë kushton 50 lekë kilogrami ndërsa domatja më e mirë për sallatë kushton 100 lekë të reja kilogrami. Sipas konsumatorëve ky çmim është tepër i lartë për këtë arsye ata blejnë më pak domate se sa u nevojitet në tryeze.

“Shumë shtrenjtë janë. Një domate 70 lekë kilja duhet ishte 50 lekë të paktë.

Çmimet për ibret.

Unë jam nga Pogradeci frutat kanë të njëjtat çmime ndërsa me perimet këtu abuzojnë shumë. Duhet të kontrollojnë tregun këtu abuzohet tek shumica. Jetojomë në një shtet dhe çmimet janë si dita me nata.

Unë kam bërë 1 kilometër rrugë për të blerë 10 lek më pak domaten apo perimet. Ka arritur fundi. Duhet parë shumica”, shprehen qytetarët.

Tregu Agro Ushqimorë i Tiranës mbledh të gjitha prodhimet bujqësore të vendit, më pas këto produkte dalin tek tregtarët e vegjël. Tregtarët e shumicës thonë se qiraja në këtë treg kushton shumë, për këtë arsye ata janë të detyruar të rrisin çmimin e prodhimeve bujqësore. Duke qenë se në Tiranë ka vetëm një treg shumice pronarët luajnë më çmimin e qirasë, ujit dhe të dritave, duke i vendosur të gjithë banorëve të Tiranës një taksë të padrejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA