Një zjarr masiv ka përfshirë në pak minuta një banese në lagjen “Dërgut” të Shkodrës. Një shpërthim i një bombole gazi ka bërë që flakët të shpërndahen në banesë e më pas edhe në parkingun e shtëpisë duke sjellë edhe djegien e një automjeti.

Fatmirësisht në pak minuta kanë mbërritur forcat zjarrfikëse duke bërë lokalizimin e zjarrit  dhe duke shuar flakët që po i drejtoheshin një cisterne 250 litershe gazi në shtëpi.

Në momentin e zjarrit  ka qenë në banese vetëm një person, i cili ka arritur të dalë në kohë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA