“Përtej një viti shkollor që lamë pas me vështirësitë e krijuara nga tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19, zhvillimi profesional i mësuesve ka qenë pa ndërprerje në fokus të punës sonë të përditshme”, shprehet Ministrja Besa Shahini në një postim në rrjete sociale.
Ndërkohë, Shahini nënvizon gjithashtu se falë angazhimit të vazhdueshëm institucional dhe mbështetjes së herëpashershme të partnerëve ndërkombëtarë, “puna në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të mësuesve po jep frytet e saj duke mbështetur më tej zhvillimin e kompetencave të nxënësve për jetën”.
Trajnimet për mbështetjen psikologjike për fëmijët pas një tërmeti, trajnimet nga ekspertët ndërkombëtarë, projekti për gjithëpërfshirjen, kodimi, aftësimi digjital i mësuesve për mësimdhënien online, etj., janë disa prej punëve të mira të realizuara gjatë vitit 2020-të në kuadër të zhvillimit profesional të mësuesve.
Top Channel