Pas publikimit të udhëzuesit teknik nga Ministria e Shëndetësisë për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 , gazetarja Kristi Gongo ka sqaruar ditën e sotme se cilat priten të jenë skenarët për fillimin e procesit mësimor në këtë kohë pandemie.
“Dy skenarët që pritet të ndiqen për zhvillimin e procesit mësimor sipas gazetarës Gongo pritet të jenë: Së pari të bëhet mësimi me grupe me turne duke zhvilluar tre here mësim brenda ditës dhe ndërkohë të behët kombinimi me mësimin online, pra nxënësit të fillojnë mësimin në orën 8 dhe orët nuk dotë jenë 45 minutëshe, por do të ketë një orar më të shkurtuar në mënyrë që të treja grupet të zhvillojnë mësim brenda ditës dhe më pas në orarin që njëri grup do të zhvillojë mësim nga ora 8 deri në orën 11,pjesa tjetër do të zhvillojë mësimin online dhe kështu do të kombinohen. Një skenar tjetër është që nxënësit të zhvillojnë mësimin një javë në klasë dhe një javë ta zhvillojnë mësimin online ndërkohë që pritet nga ecuria e ritmeve të situatës së coronavirusirt në vend”, raporton Gongo.
Po ashtu Gongo ka sqaruar edhe më shumë masat që priten të ndiqen nga drejtuesit e shkollave por edhe nga nxënësit.
Në këtë udhëzues përcaktohet qartësisht se cilat do të jenë rregullat dhe masat që duhet të respektohen duke filluar që në hyrje të derës së shkollës, nxënësit duhet të respektojnë distancën 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe më pas do t’iu matet temperatura dhe do t’iu dezinfektohen duart dhe nëse është e mundur rekamondehet gjithashtu që të vendoset një vasketë për të dezinfektuar edhe pjesën e këmbëve dhe më pas bëhet e mundur hyrja e nxënësve në shkolla.
Nëse ndonjëri prej tyre do të shfaqë temperaturë apo shenja dhe simptoma të Covid-it atëherë do të lajmërohet menjëherë mjeku i shkollës më pas do të merren njësitë vendore me rastet që do të kenë këto problematika.
Me hyrjen e nxënësve në klasa do të jetë gjithashtu edhe respektimi i distancës nga njëri-tjetri nga banka në bankë siç mund ta shikoni në këtë shkollë ku është aplikuar dhe është një nga shembujt për t’u marrë në lidhje me respektimin e distancës 1.5 metra nga njëra bankë në tjetrën, pra nga njëra karrige në tjetrën dhe nga mësuesi tek nxënësit duhet të jetë 2 metra distanca .
Ndërkohë që të dyja palët duhet të kenë maska, duhet të mbajnë maska gjatë orarit të mësimit, nga ana tjetër kjo ngre pikëpyetje sesi do të bëhët e mundur duke qenë se në situatë normale një klasë mban 30 nxënës ose edhe pak më shumë.
Tanimë është zyrtare që shkolla do të nisë me 14 shtator.
Top Channel