Korçë- 3 persona janë arrestuar nga policia e Korçës për shkak se janë kapur duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.
Të arrestuarit janë E. G., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. - G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni i koduar “Perimetri”.
Goditen dy raste të tjera në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Pogradec dhe Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. G., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
- G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel