Organizoi ceremoni festive në kohë pandemie, 1 milion lekë gjobë për pronarin e një lokali në Elbasan

23/08/2020 11:47

Është ndëshkuar me masë administrative pronari i një subjekti në Elbasan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta