I vetëvrarë me armë gjahu/ Durrës, gjendet i pajetë në banesë një i moshuar

23/08/2020 09:35

Mbrëmjen e djeshme është gjetur i pajetë në Durrës një 76-vjeçar.

Rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, u gjet në banesë, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Top Channel