E diela në qytet/ Në vend të detit, lumenjtë dhe shëtitje në parqe
23/08/2020 19:48
Kryesisht gjatë fundjavës banorët e Tiranës zgjedhin t’i drejtohen plazheve. Por ka edhe nga ata qytetarë, që edhe pse të pakët në numër, kanë zgjedhur lumin Erzen, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.
Arsyet se përsë këtë të diel vendosën t’a kalojnë këtu, ata na i tregojnë vet.
Por në Tiranë, ka edhe një destinacion tjetër, që mund të shfrytëzohet gjatë fundjavës.
Ndryshe nga Liqeni artificial i Tiranës, Parku i liqenit të Farkës, është më pak i frektuentuar, megjithatë së fundmi është kthyer në një atraksion të ri turistik të kryeqytetit, qoftë për ecje, vrap apo edhe për peshkimin si sport.
Top Channel