Ushtruan presion ndaj një 40-vjeçari për t’i marrë 500 mijë lekë, arrestohen dy autorët
22/08/2020 15:27
Pogradec – Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.
Top Channel