Plani për të ndryshuar Jonufrën/ Kërkohet të ndryshohet plani urbanistik i Vlorës

22/08/2020 15:21

Bashkia e Vlorës ka të miratuar prej disa vitesh planin urbanistik i cili ka të përcaktuara zonat e ndërtimit dhe zonat e gjelbra. Ky plan ka përcaktuar që kjo pjesë e zonës së Jonufrës në bregdetin e Vlorës të qëndrojë e gjelbër.

Të gjitha ndërtimet  që ndodhen aty nuk do të legalizohen. Por top Channel ka mësuar se së fundmi me lobim politik po tentohet të ndryshohet plani urbanistik për t’i dhënë mundësi mbi 150 ndërtimeve pa leje që të legalizohen, në një kohë që duhet të ishin shembur.

Një pjesë e konsiderueshme e tokës aty është me pronar një familje të njohur në qytet, por që ata nuk kanë mundur ta marrin për shkak të ndërtimeve me leje që nuk kanë pushuar asnjëherë së ndërtuari. Skema për të ndryshuar planin urbanistik po bëhet si iniciativë në këshillin bashkiak e disa këshilltarëve, përfshi edhe sekretarin Agron Gjipali. Në funksion të kësaj ideje të premten e kaluar është realizuar një takim dëgjese me banorët e zonës.

Takimi është mbajtur lar vëmendjes së medias dhe nismëtarët janë shumë të ngurtë në dhënien e informacionit. Ndërkohë pritet që kërkesa për ndryshimin e planit urbanistik, ti bëhet së shpejti bashkisë e më pas të kalojë për votim në këshill.

Në këtë mënyrë pronarët e tokës humbin çdo mundësi rikthimi të saj, dhe zona me ndërtime të vogla mund të kthehet në shesh ndërtimi për objekte më të mëdha. Burime brenda këshillit bashkiak thonë se kjo është edhe arsyeja e kësaj nisme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA