Shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie, bie në pranga për herë të dytë shqiptari në Itali Zjarret vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë, duke njohur përhapje thuajse në të gjithë vendin.
Mësohet se një zjarr i madh ka rënë në Kurorën e Peqinit, qysh ditën e djeshme , ndërsa vatra është ende aktive. Për pasojë flakët kanë përfshirë këtë kurorë, duke shkaktuar shumë dëme në natyrë.Flakët e zjarrit janë të mëdha, ndërsa kanë sjellë shqetësime edhe për banorët, pasi sot zjarri është afruar ne banesa. Ashtu sikurse duket ne pamje demet e shkaktuara janë të mëdha.
Kujtojmë se këta kohë, në vend ka pasur disa vatra të zjarrit, duke qenë një problem real për natyrën e qytetarët shqiptarë. Edhe në qarkun e Elbasanit dëmet kanë qënë të shumta thuajse në të gjitha bashkitë. Përmendim sipërfaqet e djegura në Gurë i Zi të Labinotit-Mal ku u desh ndërhyrja nga ajri, dhe sipërfaqe e djegur në pyjet e Gramshit.
Top Channel