Zjarret vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë, duke njohur përhapje thuajse në të gjithë vendin.
Mësohet se një zjarr i madh ka rënë në Kurorën e Peqinit, qysh ditën e djeshme , ndërsa vatra është ende aktive. Për pasojë flakët kanë përfshirë këtë kurorë, duke shkaktuar shumë dëme në natyrë.Flakët e zjarrit janë të mëdha, ndërsa kanë sjellë shqetësime edhe për banorët, pasi sot zjarri është afruar ne banesa. Ashtu sikurse duket ne pamje demet e shkaktuara janë të mëdha.
Kujtojmë se këta kohë, në vend ka pasur disa vatra të zjarrit, duke qenë një problem real për natyrën e qytetarët shqiptarë. Edhe në qarkun e Elbasanit dëmet kanë qënë të shumta thuajse në të gjitha bashkitë. Përmendim sipërfaqet e djegura në Gurë i Zi të Labinotit-Mal ku u desh ndërhyrja nga ajri, dhe sipërfaqe e djegur në pyjet e Gramshit.
Top Channel