Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit për shkak se akuzohet për ngacmim seksual.

I arrestuari është H.L., 55 vjeç. Sipas policisë ai në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

“Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.” thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA