I kishte lekë borxh/ E mbajti peng në dyqanin e tij, arrestohet 40-vjeçari në Korçë
22/08/2020 17:05
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë.
Mësohet se arrestimi i K. F., banues në Korçë u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh, që ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Top Channel