I hipën mbi makinë shoferit, i thyen xhamin dhe e kërcënon/ Konflikt në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

22/08/2020 17:52

Përshkallëzimi i një konflikti të çastit në Tiranë, për fat të mirë u parandalua në kohë.

Mësohet se shtetasi Robert Skara, 34 vjeç kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ia kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushte si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA