Miu elefant i Somalisë, i njohur për turirin e tij çuditërisht të gjatë është rigjetur në botën e egër të Afrikës për herë të parë pas 50 vjetësh.

Ai ishte konsideruar ‘i humbur për shkencën’ që prej vitit 1968, ndërsa së fundmi është rizbuluar në zonat shkëmbore të Kepit të Afrikës.

Pas pikasjes nga banorët lokalë të Xhibuti Djibouti, shkencëtarët vendosën çarqe dhe kapën disa ekzemplarë, duke konfirmuar se miu elefant mbijeton edhe pas disa dekadave që ishte shpallur i zhdukur.

Krijesa që ushqehet me insekte nuk është as elefant as mi, por është më i lidhur me këtë të dytën.

I njohur në zonë si ‘sengi’, kafsha ka lidhje të largëta gjenetike me aardvark-ët afrikanë si dhe me elefantët.

Grupi i mbrojtjes së kafshëve Global Wildlife Conservation e ka përfshirë atë në ’25 speciet më të kërkuara’.

Miu elefant është regjistruar të arrijë shpejtësinë 28.8 km në orë me lëvizjen e tij ndërsa ushqehet kryesisht me insekte, merimanga, shumëkëmbësha dhe krimba toke, të cilët i zbulon me humbën e tij të ekzagjeruar dhe më pas me gjuhë i fut në gojë.

FOTO GALERI
2/4
Kerkuesit vendosen carqe per kapjen e tij

Top Channel