Ethet e arit në Australi/ Kërkuesit gjejnë 2 copa gjigante floriri me vlerë qindra mijëra dollarë!

21/08/2020 10:27

“E pranoj se ishte edhe pak fat që shkuam aty; ishte tokë e paprekur, s’e kishin gërmuar”, Ethan West, njëri prej dy kërkuesve të arit që kanë përfunduar në titujt e parë të gazetave e përshkruan me këto fjalë zbulimin e tij dhe Brent Shannon-it, zbulim që i bëri të famshëm dhe të pasur!

West dhe Shannon gjetën gatë kërkimeve të tyre në një zonë në jug të Australisë dy copa të mëdha floriri, që së bashku peshojnë 3,5 kilogramë e arrijnë vlerën e 250.000 dollarëve amerikanë. Zbulimi i tyre fatlum u transmetua në show-n televiziv Aussie Gold Hunters. Dy burrat kishin gërmuar në zonë e kishin përdorur dhe detektorin e metaleve për të rënë në gjurmët e “thesarit” të tyre.

Sipas Discovery Channel, ka gjasë që koleksionistët të paguajnë për dy copat e arit  deri në 30% më shumë sesa vlera e tyre  e tregut. Kërkimet për ar në Australia nisën në vitet 1850, duke u shndërruar që prej atëherë në një industri të rëndësishme në këtë vend. Vetë qyteti i Tarnagulla u krijua gjatë etheve të arit në shtetin e Victoria-s dhe u pasurua shumë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel