Tefik Peqini nga Kemishtaj pas 15 vitesh emigrim vendosi të kthehet në vendin e tij për të investuar, por ndryshe nga bashkëfshataret e tjerë, Tefiku nuk investoi në serra diellore, por në bimë medicinale. Prej 7 vitesh ai kultivon bimë të ndryshme.
Për të fillimi ishte i vështirë, pasi ishte një fushë që nuk e njihte mirë.
Falë bashkëpunimit me firmat grumbulluese dhe eksportuese, tregu për prodhimin e tyre është i garantuar. Besnik Koçi është një nga këta, të cilët me bashkëpunim me fermerët po mundohen që të përhapin në zonën e tyre kulturën e mbjelljes së bimëve medicinale. Koçi thekson se merret me certifikimin e produkteve organike, ku një pjesë e fermerëve kanë marrë statusin e kultivuesve organikë.
Çmimi dhe shitja e sigurt e këtyre produkteve ka bërë që shumë fermerë të mbjellin sipërfaqe të tëra dhe pa u konsultuar me specialistë. Por Koçi u bën një thirrje fermerëve, që duhet të plotësojnë ato standarde që kërkohen.
Top Channel