‘Shkollat duhet të hapen’/ OBSH në Europë: Situata menaxhohet tani pa izolime

20/08/2020 20:35

Europa duhet ta luftojë koronavirusin pa izolime të plota tani që autoritetet janë më mirë të përgatitur dhe kanë fituar njohuri  thotë organizata botërore e shëndetësisë. 

Kreu i OBSH për Europën tha se dy muajt e fundit rastet janë rritur me 40 mije raste më shumë në javën e  parë të gushtit se në  qershor kur shifrat ishin më të ulëtat. E megjithatë ai thotë se situata mund të menaxhohet me higjienë më të mirë, distancim dhe programe kombëtare të testimit dhe gjurmimit

“Nuk jemi në shkurt. mund ta menaxhojmë më ndryshe se në fillim të pandemisë  virusin . me masat  themelore dhe  me objektiv të qartë tani jemi në një pozitë më të mirë që të menaxhojmë shpërthimet lokale”

Mesatarisht 26 mije raste raportohen çdo ditë në Europë sipas OBSH. Por edhe pse një pjesë e mirë janë të rinj, drejtori i OBSH për Europë thotë se shkollat duhet të rihapen pasi mbyllja ka pasur pasoja negative te fëmijët.

“Mund ta menaxhojmë virusin dhe të mbajmë ekonominë dhe sistemit e arsimit funksional”

OBSH për rajonin e Europës që mbulon 55 vende ka regjistruar gati 4 milionë raste me Covid 19 dhe 215 mijë vdekje.

Top Channel