Pllaka parafine në gomën e përparme/ Tentohet t’i vihet flaka makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

20/08/2020 10:19

Një përpjekje për të djegur makinën e konsullatës shqiptare ka ndodhur disa orë më parë.

Mediat vendase njoftojnë se mbrëmë në mesnate është tentuar të digjet makina e konsullatës sonë në Selanik. Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të merrte zjarr. Sakaq policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.

Mësohet se ditën e djeshme ka qenë për një kontroll po ne këtë konsullate edhe zëvendësministri i MEPJ-së, zoti Agron Tare.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel