Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Ura e Re-Kodra e Danit në njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

Burime pranë policisë lokale të Bulqizës bëjnë me dije se një makina tip Benz ka marrë flakë teksa po udhëtonte në këtë aks rrugor, ndërsa vetë shoferi ka mundur të shpëtojë duke e hedhur jashtë saj.

Ndërkohë makina që ishte në lëvizje e sipër nga shpejtësia ka përfunduar rreth 200 metra në një greminë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel