Shkeli protokollin antiCovid të UEFA-s/ Neymar rrezikon lojën në finale

19/08/2020 10:50

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit bëri një veprim të pamenduar në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut.

Ky veprim i tij mund t’i kushtojë brazilianit pezullim për finalen e të dielës, që është e para në histori të klubit francez.

Pas fitores prej 3-0 dhe shkrimit në librat e historisë, Neymar e shkeli protokollin e UEFA-s lidhur me koronavirusin duke i shkëmbyer fanellat me Marcel Halstenberg. E gjithë kjo është kapur nga kamerat dhe shtëpia evropiane e futbollit mund të ndërmarrë masa ndëshkuese që në skenarin më të keq, t’ia pamundësojë 28-vjeçarit që t’i ndihmojë bashkëlojtarët në finale.

Protokolli i rikthimit të futbollit që përbëhet nga 31 faqe e përcakton qartë se si duhet të sillen futbollistët.

Lojtarëve u rekomandohet të përmbahen nga shkëmbimi i fanellave të tyre” – thuhet në protokoll. Më tej theksohet se mosrespektimi i këtyre detyrimeve “mund të çojë në ndërmarrjen e masave disiplinore në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s”.

Sipas raportimeve para rikthimit të Ligës së Kampionëve nga pezullimi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ishte thënë se në rast të shkëmbimit të fanellave gjatë ndeshjeve në Lisbonë, lojtarët e përfshirë do të duhej të izoloheshin për 12 ditë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA