Ashtu siç ishte paralajmëruar në median katalanase, Ronald Koeman është trajneri i ri i Barcelonës.

Klubi blaugrana zyrtarizoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohej se holandezi do të firmosë me Barcelonën një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022. Ronald Koeman konsiderohet një legjendë në ambientet  e skuadrës së Barcelonës teksa ai e ka një të kaluar si futbollist me katalanasit. ishte pikërisht holandezi heroi i Barcelonës në vitin 1992 që me golin e shënuar me goditje dënimi në finalen ndaj Sampdoria-s  në Wembley i dhuroi kësaj skuadre titullin e parë evropian për klube.

Tani Barcelona do të jetë një etapë e dytë në karrierën e tij, këtë radhë si trajner teksa në 20 vitet e fundit ka fituar shumë eksperiencë, por edhe trofe. Ronald Koeman kthehet në Katalonjë pasi drejtoi skuadra në Premier League, La Liga, Eredivisie, Ligën Portugeze dhe së fundmi edhe atë të përfaqësueses holanedeze

Në kurrikulumin e Ronald Koeman si trajner është puna e bërë me Vitessen ku qëndroi deri në 2001 për të kaluar te Ajaxi me të cilin fitoi 2 tituj kampionë në Eredivisie, një Kupë të Holandës dhe një Superkupë të Holandës. në Portufgali drejtoi Benficën ku fitoi Superkupën Portugeze për t’u kthyer në Holandë këtë radhë te PSV Eindhoven ku në 2007 fitoi titullin kampion rtë Holandës.

Koeman e njeh mirë futbollin spanjoll teksa ai ka qenë edhe trajner i Valencias me të cilën ka fituar Kupën e mbretit. Holanda e mirëpriti sërish ku me Alkmaarin ai fitoi Superkupën e Holandës në 2009 përpara se të shkonte te Feyenoordi në 2011-2014. Në premier League Koeman drejtoi Southampton dhe Everton, ndërsa në 2018 mori drejtimin e përfaqësueses Holandeze

 

Top Channel