Pesë të shëruar dhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë
19/08/2020 15:57
Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri nga fshati Lladrovc.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.
Që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars, në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 182 raste, prej tyre 138 pacientë janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë vdekur.
Top Channel