Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

Do të prishen në këtë fazë të parë, 6 objekte, një dhe dykatëshe. Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve.

Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët. IKMT-ja ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës.

Top Channel