Ajo çka mund të përfundonte në një ngjarje tragjike, për fat të mirë është parandaluar në kohë.
Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi plagosi me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje, ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu plagosjen. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel