Mbrojtësi belg e mbyll me futbollin e luajtur: Dua të përqendrohem te puna si trajner

17/08/2020 23:29

Mbrojtësi i mirënjohur belg, Vincent Kompany vendosi t’i japë fund me futbollin e luajtur dhe t’i përkushtohet rrugës së trajningut, pasi është emëruar zyrtarisht si trajneri i parë i skuadrës së Anderlechtit.

34-vjeçari i cili luajti për plot 11 sezone me skuadrën angleze të Manchester Cityt, verën e kaluar u kthye te Anderlecht, ku provoi të bëjë detyrën e trajnerit-lojtar, por pas vetëm pak javësh e pa të arsyeshme të përqendrohej vetëm në fushën e blertë.

Mbrëmjen e sotme, nëpërmjet një deklarate në sajtin zyrtar të klubit belg, Kompany njoftoi se ka vendosur të heqë dorë nga futbolli i luajtur dhe se nga sot do të nisë një rrugë si trajner i parë i klubit të mirënjohur belg, Anderlecht.

“Dua të përfshihem plotësisht në rolin e trajnerit dhe kam nevojë të përqendrohem 100%, ndaj vendosa t’i jap fund me futbollin e luajtur. Ambicia dhe uria jonë është gjithmonë e njëjtë. Dua të qëndroj për të paktën edhe 4 sezone te Anderlecht dhe ta bëj skuadrën të luajë një futboll modern”, u shpreh belgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA