Rregullat e reja të vendosura nga shteti grek do të mundësojnë tashme kalimin e vetëm 300 personave nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, të cilët duhet të kenë edhe përgjigje negative të testit të kryer jo më shumë se 72 orë më parë.

Ndërkohë një ditë më parë ndryshe nga sa ndodhi në Kakavijë, pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës u shoqërua me më pak probleme për udhëtarët. Pasdite ishin të pakta lëvizjet e mjeteve dhe autobusëve ndërkohë që mëngjesi u shoqërua me emigrantë të cilët mbeten të bllokuar në radhë për shkak se u plotësua kuota e 300 personave që ishte përcaktuar nga autoritetet greke.

Pas më tepër se 4 orësh në pritje qindra automjete me gra fëmijë të moshuar e të sëmurë mundën të kalojnë kufirin pas vendimit të autoriteteve greke për të lejuar ata që kishin mbërritur prej mëngjesit e që ishin në pritje. Por pavarësisht vendimit për të lejuar lëvizjen deri në orën 22.00 në pikëkalimin e Kapshticës gjatë pasdites ishin të pakta duke shënuar një numër më të ulët daljesh.

Top Channel