Një zjarr ka përfshirë kodrat te Kepi i Rodonit.

Në këtë video të siguruar nga Top Channel shihet se si flakët shpërndahen përgjatë zonës së gjelbër, teksa një re tymi dallohet që së largu.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohet nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Top Channel