Mali i Robit/ Dallgët e mëdha “nuk zmbrapsin pushuesit”, ja çfarë ndodh në bregdet… (FOTO)

16/08/2020 17:48

Duket se gjurmët e motit të keq që mbizotëruan kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, janë zhvendosur në Mal të Robit, ku në bregdet shihen dallgë të mëdha.

Këtë fakt duket se e kanë shfrytëzuar më të rinjtë, të cilët e kanë parë si një mundësi të mirë për t’u zhytur në to. Ajo që bie në sy në mes të gjitha fotove, është një vajzë, e cila ka zgjedhur të marrë rreze dielli mbi një shkëmb që herë pas here “rrihet” nga dallgët e rrëmbyeshme.

Kujtojmë që vija bregdetare e Kavajës këtë sezon ka pritur mijëra pushues, kryesish vendas dhe nga Kosova, pasi si pasojë të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, të huajt kanë qenë më të pakët në numër. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme…

FOTO GALERI
2/16

Top Channel