Në një komunikatë për mediat, sa i takon situatës së krijuar në vend prej koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 120 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima.

Mësohet se brenda harkut kohor të 24 orëve janë shëruar 48 persona, në total 3794. Ndërkohë në spitalet Covid-19 po marrin trajtim 125 pacientë. 15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar positive me Covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82 -vjeçare nga Elbasani.
I shprehim ngushëllimët familjarëve”, u shpreh Dr. Flutura Beqo.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)
Testime totale 50427
Raste pozitive 7380
Raste të shëruara 3794
Raste Aktive 3358
Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1795
Durrës 434
Shkodër 285
Fier 146
Lezhë 126
Korçë 126
Vlorë 125
Kukës 102
Elbasan 94
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

Top Channel