Formacionet zyrtare: Sevilla dhe United luajnë për një vend në finale të Ligës së Evropës

16/08/2020 21:24

Në RheinEnergieStadion të Kolnit në Gjermani, Sevilla dhe Manchester United-i luajnë për një vend në finale të Ligës së Evropës.

Për të arritur në këtë fazë, andaluzianët e eliminuan Wolverhampton Wanderers, ndërsa Djajtë e Kuq u treguan më të fortë se Copenhagenin. Trajnerët Julen Lopetegui dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon; Fernando, Jordan, Banega, Ocampos, Suso; En-Nesyri.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams; Pogba, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Greenwood; Martial. Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet të hënën mbrëma ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut.

Top Channel