Aksident horror në Moto GP, motorët fluturojnë mbi kokat e pilotëve

16/08/2020 18:26

Një aksident horror është shënuar në startin e garës së Moto GP-së, që po zhvillohet në pistën e Spielberg-ut, në Austri.

Në kthesën e tretë të xhiros së dytë, një përplasje mes pilotit francez Johann Zarco dhe atij italian Franco Morbidelli ka sjellë panik në pistë. Dy pilotët kanë pasur kontakt mes tyre, e si rrjedhojë kanë përfunduar jashtë piste, ndërsa motorët kanë fluturuar fare pranë kokave të pilotëve që po vijonin garën.

Fatmirësisht të dy pilotët janë të vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë gara është ndërprerë.

Top Channel