“Ftesë në 5”/ Qarkullimi i videove intime të personazheve publike, Nini: Atyre që i shpërndajnë, mund t’u mbyllen përfundimisht rrjetet sociale Teksa shpalosi kandidaturën e tij si President i SHBA-ve, Kanye West nuk ngurroi të tregonte detaje nga martesa e tij me Kim Kardashian-in.
Këngëtari tha se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë solide dhe herë pas here ka pasur luhatjet e saj. Në mes të zërave për një divorc të mundshëm dhe për të mos e dërguar martesën drejt një divorci të mundshëm, Kanye dhe Kim së bashku me fëmijët u zhvendosën në fundjavë në një udhëtim “magjik”.
Ata u shpërngulën për disa ditë në kampin luksoz të “Dunton River” në Kolorado, ku një natë qëndrimi në tendë antike e tepër luksoze kushton plot 43 mijë dollarë. Peizazhi i mrekullueshëm i formuar nga vargmale të mëdha dhe të gjitha për t’u eksploruar është e veçanta e këtij vendi.
Top Channel