Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi ne twitter shkruan rreth situatës kaotike të krijuar në kufi.
Kryeministri i vendit shkruan se gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur një bashkëpunim me palën greke në çdo nivel.
“Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan më tej Rama.
Kryeministri Rama ne Twitter:
Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.
Numri i atyre qe mund te përpunohen deri nesër në 10 te mbrëmjes, kur do te vendoset regjimi i ri i hyrjeve, mund te shkojë ne rreth 4000 vetë, ndërsa ne radhë po presin gati 12.000 persona.
Top Channel