Një shqiptarë i kërkuar për vrasje në Greqi kishte zgjedhur si vend fshehje Londrën por është arrestuar.
Top Channel duke iu referuar portalit anglez Essexnewsandinvestigations raporton se për qëllim ekstradimi në Greqi është arrestuar Andjus Neli, 25 vjeç.
Ai është paraqitur dy herë përpara gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrates’ Court në Londër dhe mbahet në burg deri në vendimin final të gjykatës.
Neli e çon në 8 numrin e shqiptarëve të arrestuar në Angli pas lëshimit të urdhër arresteve nga Italia, Franca, Gjermania dhe sëfundmi Greqia.
Në pritje të vendimeve të ekstradimit të kësaj gjykate janë:
1. Patjim Mema
2. Dano Lamaj
3. Sazan Sula
4. Mentor Shehu
5. Taulant Stocia
6. Fation Arapi
7. Vehap Biba
Top Channel