Çifti i famshëm nxjerr fotot, e pabesueshme si dukeshin pa tatuazhe

15/08/2020 21:41

Heidi Lavon e James Marshall Ramsay adhurojnë tatuazhet, ndërsa në një intervistë me të përditshmen britanike ‘Daily Star’ ata sollën edhe foto për të treguar sesi dukeshin para se nisnin dekorimet artistike trupore.

Dyshja britanike u njohën gjatë një sesioni fotografish dhe prej atëhere ranë në dashuri. Tashmë Heidi ka 1.1 milionë ndjekësa në rrjetin Instagram, të cilët joshen nga fotot intime të çiftit të vecante. Ndërsa James ka 111,000 fansa dhe është ish-ushtarak i gymtuar, tashmë i kthyer në fotograf.

Ai shkrep shumicën e fotove impresionuese që Heidi përdor në mediat sociale. Por në fotot e treguara para zbukurimeve të tyre, Heidi ishte një flokëkuqe me tela në dhëmbë. Edhe James dukej një adoleshent me pamje serioze para se të hynte në ushtri.

Ai thotë se bëri tatuazhin e parë kur ishte 18 vjeç e sapo kishte hyrë në ushtri. Heidi thotë se partneri i saj ka shpenzuar mijëra paundë për tatuazhet.

Duke folur për platformën e tyre të fotografive Heidi thotë: “Është një përmbajtje e përzier. Edhe James edhe unë jemi fotografë dhe kështu që xhirojmë njëri-tjetrin. Ai u bë i njohur kur u zbulua nga një fotograf amerikan, i njohur për fotot e veteranëve të luftës, të gjymtuarve dhe modelët meshkuj”.

Në rrjetet sociale Heidi e James postojnë gjithashtu video të stërvitjeve të tyre.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA