Mbi 10 autobusë të bllokuar në Jorgucat/ Qytetarët të irrituar: Me këtë ritëm i bie të kalojmë pasnesër, po humbim fluturimet

14/08/2020 10:15

Mbi 10 autobusë me udhëtarë dhe turistë që largohen nga Shqipëria,pa ndonjë shkak, janë bllokuar nga policia në Jorgucat dhe nuk lejohet të vazhdojnë drejt Kakavijës.

Kjo ka shkaktuar irritim te qytetarët pasi kudo tjetër autobusët kalojnë jashtë radhe.

Qytetarët thonë se kjo është skandaloze pasi ata kanë fluturime për të bërë dhe rrezikojnë t’i humbasin ato.

Policia i ka mbajtur në radhë, ndërkohë që sipas rregullave ata duhet të kalojnë. Qytetarët kanë kërkuar shpjegime, por nuk ka pasur asnjë përgjigje.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA