Aktori më i paguar/ “The Rock” kryeson listën e “Forbes”

12/08/2020 13:52

Dwayne “The Rock” Johnson është vlerësuar si aktori mashkull më i paguar për të dytin vit radhazi sipas revistës “Forbes”.

Ish wrestler-i raportohet se ka fituar 87.5 milionë dollarë nga 1 qershori 2019 dhe 1 qershori 2020, përfshirë 23.5 milionë për thrillerin e Netflix-it, Red Notice. Ai po ashtu ka fituar para nga linja e tij e veshjeve fitness-it, Project Rock.

10 fituesit më të mëdhenj, së bashku, kanë siguruar 545.5 milionë dollarë këtë vit, më shumë se një e katërta e kësaj shume sipas Forbes, nga Netflix-i.

Aktori tjetër që shfaqet përkrah Johnson në Red Notice, Ryan Reynolds, ishte aktori i dytë më i paguar me një fitim prej 71.5 milionë dollarësh. Mes kontratave të tij për filma ishin 20 milionë dollarë për Red Notice dhe 20 milionë të tjerë për Six Underground, një tjetër film i Netflix-it. I treti në listë është aktori dhe producenti Mark Wahlberg, që fitoi 58 milionë dollarë, ndërsa Ben Affleck renditet i katërti e Vin Diesel i pesti.

Aktori indian Akshay Kumar ishte i vetmi yll i Bollivudit i përfshirë në dhjetëshen e parë. Ai doli i gjashti me 48.5 milionë dollarë. Në listë ishin edhe krijuesi i Hamilton, Lin Manuel Miranda, aktorët Uill Smith dhe Adam Sandler dhe ylli veteran i filmave Jackie Chan.  Aktoret femra më të paguara për të njëjtën periudhë shpallen në një listë të ndarë. Vitin e kaluar, Scarlett Johansson kryesonte listën me 56 milionë dollarë fitime, më pak se aktori mashkull që atë vit renditej i shtati në listën e “Forbes”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel