Zyrtari australian: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion për 12-18 muaj

11/08/2020 11:01

Një zyrtar i lartë australian i shëndetësisë ka deklaruar se një vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) duket se do të jetë në dispozicion në 12-18 muajt e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat lokale, duke folur para një komiteti parlamentar, shefi i shëndetësisë të shtetit Victoria, Brett Sutton, tha se “nuk ka gjasa që vaksina kundër COVID-19 të jetë në dispozicion në gjashtë muajt e ardhshëm”.

Megjithatë, Sutton shtoi se “ekziston një mundësi e mirë që një vaksinë do të jetë e disponueshme në 12-18 muajt e ardhshëm”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Australia ka raportuar 353 raste të reja të koronavirusit, 331 prej tyre në Victoria, shteti më i prekur nga virusi në Australi. Vendi po ashtu raportoi 19 vdekje të tjera për të dytën ditë radhazi.

Megjithatë, mediat raportuan se rastet e koronavirusit janë “duke u stabilizuar” pasi shënuan rritje gjatë muajit të kaluar, duke arritur në 21.750 të infektuar dhe gjithsej 332 të vdekur.

Victoria aktualisht është në “gjendje të katastrofës”, me një bllokim të ashpër të imponuar në kryeqytetin e saj bregdetar Melburn. Megjithatë, qeveria lokale po ndihmon bizneset e prekura nga bllokimi me pagesat në para në dorë.

Top Channel