U fut në pishinë dhe ndërroi jetë papritur në sy të fëmijëve, zbulohet identiteti i 40-vjeçarit shqiptar

11/08/2020 11:36

Një shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali në rrethana ende të paqarta rreth dy ditë më parë.

40-vjeçari, i identifikuar si Edmond Vistaraj, ndërroi jetë pas një zhytjeje në pishinë në një rezidencë hoteli në Lido di Savio, në bregdetin e Ravenna-s.

Mediat italiane raportojnë se ai ishte baba i dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur shqiptari, i cili ishte në pishinë me disa familjarë dhe miq, u zhyt dhe u vu re menjëherë nga familjarët e tmerruar, fill pasi trupi doli mbi ujë.

Edhe pse miqtë bënë të pamundurën ta risjellin në jetë ishte e kotë. Sipas hipotezave të para, vdekja mund të lidhte me një traumë të kafkës pasi thuhet se mund të jetë përplasur me kokë në fundin e pishinës.

Top Channel