Sherr në Radhimë/ Kanos punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, policia i vihet në ndjekje
11/08/2020 13:58
Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel