Punime të OST në Farkë dhe Traktora, zonat që do jenë pa drita në 12 dhe 14 gusht

11/08/2020 21:52

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësave të rinj elektronik në n/stacione.

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (#Tiranë) instalimi i matësave te fiderat 20kV, prandaj dhe #OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:

12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00
Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00
Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë

Top Channel