IKMT ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të Bashkisë së Himarës. Bëhet fjalë për kryeinspektorin dhe tre inspektorë të IMT, Himarë.

Të kallëzuarit janë Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT, Himarë; Melseid Nelaj, inspektor; Erion Zenelaj, inspektor dhe Dhimiter Balaj, inspektor.

Pas kontrollit në terren, IKMT ka vërejtur se të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.

Top Channel