Zgjedhjet në Bjellorusi/Lukashenko festë, opozita protestë

10/08/2020 12:23

Opozita në Bjellorusi ka vënë në diskutim fitoren e shpallur nga Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Në Minsk dhe në qytete të tjera janë mbajtur protesta.

Besoj atë që shoh me sytë e mi dhe ajo që shoh, është se shumica qëndron pas nesh”. Kështu deklaroi kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaja, të dielën në mbrëmje, pas publikimit të rezultateve në televizionin shtetëror.

Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundër kandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave.

Kjo e fundit nuk e pranon rezultatin zyrtar. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.

Në shumë qytete, pati të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore.

Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata tymuese dhe gaz lotsjellës. Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65-vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit.

Top Channel