I biri u shoqërua në polici/ 67-vjeçarja e gjetur pa jetë në banesë, del përgjigjja e ekspertizës

10/08/2020 11:00

Mëngjesin e sotëm, policia bëri me dije se në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, u gjet pa shenja jete në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe.

Gruaja, Veronika Ramadani jetonte vetëm me djalin e saj Julian Zisi, 45 vjeç, i cili u shoqërua nga Policia për të sqaruar se si ndodhi ndarja nga jeta e së ndjerës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune dhe se vdekja erdhi për shkaqe natyrale. Për këtë arsye, djali u la i lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA